Tifozet e Napolit kane mbetur kaq te pakenaqur me levizjet ne merkato te drejtuesve te Napolit sa vendosen qe te protestojne. Kete e bene duke vendosur 4 parrulla te ndryshme ne 4 pika te ndryshme te qytetit.
Ajo qe ka terbuar me shume tifozet e Napolit eshte mungesa e nje futbollisti te nje niveli te larte te ne skuader, nderkohe qe me skuadren jane bashkuar tashme Ançeloti, Ruiz, Verdi, Meret, Karnezis.
‘ADL ku jane lojtaret cilesore. Je vetem nje palaço-lexohej tek parrulla e pare e tifozeve, nderkohe qe doza e zemerimit u rrit te parrulla e dyte ku lexohej: ‘E verteta eshte qe nuk je mire nga mendte e kokes, nuk je nje president i vertete. ADL palaço’.
Sulmi i fundit i tifozeve ishte: ‘ADL respekto qytetin, je nje i mjere dhe pa dinjitet’.
Aurelio de Laurentis u kunderpergjigj menjehere ndaj ketyre parrullave. ‘Tashme keto gjera nuk me habisin me-tha De Laurentis-liria e shprehjes duhet garantuar, le te vijojne kontestimet rrofshin tifozet!’.
Sfidanti.al