Tek Juventusi qeshin me ëndërrën e Florenzit të Romës

Alessandro Florenzi beson se Roma mund t’ia dalë që ta fitojë kampionatin këtë edicion.

Ka pesë vite që Juventusi nuk ka konkurrencë në Serie A, por duket se këtë edicion ka një të tillë. Ajo është Roma, që sipas kapitenit, Alessandro Florenzi, ky mund të jetë sezoni i tyre, transmeton Gazeta Express.

“Ne do të bëjmë gjithçka deri në fund që t’ia rrëmbejmë titullin atyre. E dimë se do të jetë e vështirë, por ne kemi një skuadër të fuqishme – e cila po përmirësohet ndeshje pas ndeshje”, deklaroi Florenzi.

Roma aktualisht gjendet një pikë prapa Juventusit, por Zonja e Vjetër ka një ndeshje më pak të zhvilluar.