Suning ‘humbet pjesët’, pas Kapelos ikën dhe Sabatini

Pas Fabio Kapelos është Valter Sabatini që ndërpret marrëdhëniet me Suning Sports duke u larguar nga detyra e Drejtorit Teknik të kësaj kompanie si rrjedhojë është larguar edhe nga bordi drejtues i Interit. Vetë kompania kineze, pronare e klubit zikaltër bëri të ditur akordin e arritur me Sabatinin për zgjidhjen e parakohshme të kontratës mes tyre.

Mësohet se një prej arsyeve që shtynë Sabatinin të largohet nga Suning ishte kufizimi financiar sidomos në merkaton e transferimeve. Po kështu, Sabatini që erdhi për të ndërtuar një Inter të aftë që të kthehej në Ligën e Kampioneve e për të luftuar për titullin kampion, pa që me kalimin e kohës objektivat e tij të transformoheshin dhe momenti. Kulmi ishte dështimi në përforcimet gjatë merkatos së janarit me Interin që pa t’i sfumoheshin mundësitë për të blerë ramires dhe Pastoren.

sfidanti.al