Nuk është ende e vendosur për asnjërin prej portierëve të kombëtares shqiptare, por fati i tyre qenka i ndryshëm tani në fund. Edhe pse që të dy shumë të mirë, Tomas Strakosha ndihet mirë dhe pa probleme fizike, gati për të ndihmuar Lacion në garën ndaj Juventusit, e ndoshta edhe ndaj Interit, për titullin kampion në Serinë A. Dëmtime ka pasur muajt e kaluar, por tani gjithçka duket në rregull.
Etrit Berisha, ndërkaq, pati momentin më fatkeq, dhe këtë jo në ndeshje, por në stërvitje. Në një përplasje me shokët e skuadrës pësoi dëmtim në dorë, thyerje kockore, e cila mund ta pengojë për gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Raporti mjekësor i SPAL-it tregon se çfarë ka ndodhur, dhe sqaron se ditën e hënë do të ketë kontroll tjetër për të përcaktuar, nëse do të duhet operacion apo jo.
Sfidanti.al