Shiriti i kapitenit është një përgjegjësi dhe jo gjithkush mund të bëjë veprimin e Luis Figos që braktisi Barcelonën për Realin e Madridit. Mauro Ikardi thotë se nuk është i tillë. “Gjithnjë kam dashur të jem kapiten me këtë fanelë dhe gjërat e tjera nuk më interesojnë”, – thotë numri 11 i Interit. Diskutimi është hapur sepse ka mjaft interes për Ikardin. Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut apo Paris SG besohet se janë gati të japin dhjetëra milionë për kartonin e tij, por Interi është i bindur se kapiteni do të tregohet besnik. Kontrata është gati dhe besohet se shpejt do të nënshkruhet, duke pasur edhe një klauzolë garancie.
Sfidanti.al