Nuk mjaftuan ofendimet ndaj Romelu Lukakut e Frank Kesit, por duket se sezoni do të jetë “i pasur” me të tilla ngjarje. E pësoi edhe Miralem Pjaniç, ylli boshnjak i Juventusit, ndaj të cilit pati racizëm në stadiumin “Rigamonti” të Breshës, nga disa prej tifozëve vendas. “Jevg” duket se ishte fjala e përdorur nga racistët (në italisht, zingaro), ndërsa duket se sërish nuk do të ketë dënim nga Federata Italiane, siç nuk ka pasur deri tani.
Gjithsesi, Pjaniç iu përgjigj fort ofendimeve duke shënuar golin e fitores së Juventusit, me një gjuajtje jashtë zone, pasi goditja e dënimit iu kthye mbrapsht nga muri. Mesfushori nga Bosnjë-Hercegovina po “i del për zot” Kristiano Ronaldos, një mjeshtri të goditjeve të dënimit, por që nuk ka shënuar asnjë të tillë që kur ka ardhur tek Juventusi. Bashkë me Pjaniçin, goditje dënimi ka shënuar edhe Paulo Dibala. CR7-ta ka ekzekutuar saktë 55 herë nga gjuajtje të tilla, ndërsa pritet që ta thyejë “mallkimin” edhe në Itali.
Sfidanti.al