M’Baye Niang mund të transferohet në Premierligë gjatë janarit dhe mund ta lere Milanin.
Skuadra e Ëest Hamit nuk po heq dorë nga transferimi i sulmuesit francez, M’Baye Niang nga Milani, shkruan Tuttosport.
Edhe pse Rossonerët kanë deklaruar se francezi nuk është në shitje, Slaven Bilic po insiston që ish anëtarin e Genoas ta transferoj në Premierligë.
Bilic ka nevojë për një sulmues pas largimit të Simone Zazas, dhe Niang shihet si zgjidhje ideale e kroatit.