Në të vërtetë, erdhi me dëshirë në “San Siro” dhe nuk e rrëmbeu njeri me zor, por Zllatan Ibrahimoviç jeton me parimin “unë dhe bota”. Falë dhuntive që i janë blatuar që kur ka lindur, dhe që i ka fituar edhe gjatë jetës, atij i është mbushur mendja se të gjithë ia kanë nevojën, dhe se duhet t’i luten. Kjo u duk qartë në komentin që i bëri dokumentarit të Netfliksit (Netflix) kushtuar Majkëll Xhordanit, me emrin “Vallëzimi i fundit” (Last Dens – Last Dance).
“Bukur të shikosh “Vallëzimin e fundit”, e kupton se çfarë do të thotë të luash me një fitues, ose të pëlqen, ose nuk të pëlqen, dhe nëse nuk të pëlqen, mos luaj”, – firmosur nga Zllatan Ibrahimoviç. “La Gazeta delo Sporti” hodhi menjëherë dyshimin se mos këto fjalë i drejtohen Milanit, pra klubit të famshëm, 7 herë të Europës, që Ibra ndoshta mendon se nuk e meriton. Më shumë besohet se është një sfidë për të gjithë lojtarët e zakonshëm, që pavarësisht se vlerësojnë klasin e yjeve, shpesh bezdisen nga arroganca e tyre. Me gjasë, Ibra i ngjan sado pak Xhordanit që shpesh sillej keq me shokët e tij, qoftë duke i sharë, ofenduar apo edhe ndonjerë duke i goditur.
Sfidanti.al