Nëntë skuadra i ndajnë 2 pikë, e pabesueshme renditja e Serisë A

Kampionati italian ka kohë që nuk cilësohet si “il piu bello” (më i bukuri) në botë, por shpreson që këtë sezon të fitojë një tjetër cilësim. Nëse i hedh një sy klasifikimit, Seria A ka rivalitetin më të madh ndër gjithë ligat e mëdha (edhe të vogla) në Europë, të paktën pas 3 javëve të para. Plot 9 skuadra ndahen nga vetëm 2 pikë, madje gjashtë të parat janë me pikë të barabarta, nga 7. Këto janë Napoli, Milani, Lacio, Atalanta, Torino dhe Roma. Interi i ndjek me 6 pikë, ndërsa Juventusi e Fiorentina kanë nga 5. E qartë që në vazhdimësi nuk do të ketë kaq shumë rivalitet, por gjithsesi sezoni premton shumë.

Sfidanti.al