Në atë stadium e ka provuar një ndjenjë të tillë, por me fanelën rivale. Kristjan Asllani spikati sezonin e kaluar si protagonist në “San Siro”, kur realizoi për Empolin pikërisht ndaj Interit, ndërsa sot pritet që shqiptari i ri të jetë titullar me bluzën zikaltër. Milanezët presin Kremonezen në orën 20:45 për javën e katërt të kampionatit, dhe “La Gazeta delo Sport” informon se trajneri Simone Inzagi ka ndërmend të bëjë ndryshime. Asllani duhet të luajë që nga nga minuta e parë, madje në vend të Marcel Brozoviçit, ndonëse ekziston balotazhi mes tyre. Inzagi është i shqetësuar pas humbjes 1-3 në fushën e Lacios, madje është kritikuar nga drejtuesit, ndaj kërkon reagim dhe forca të freskëta, e një nga të freskëtit është pikërisht mesfushori i kombëtares shqiptare.
Asllani e bëri debutimin në Serinë A ndaj Specias duke luajtur në 5 minutat e fundit, ndërsa të treja ndeshjet e para të kampionatit i ka nisur nga stoli. Futbollisti kuqezi e ka theksuar gjithmonë se për të është realizimi i një ëndrre që mbërriti tek Interi, ekipi i tij i zemrës, por tashmë kërkon edhe që të luajë. Deri tani, ai vetëm kaq luajtur në sfidat përgatitore të verës, duke shënuar edhe gol e duke shërbyer asist. Po ashtu, është stërvitur me ritëm të plotë për të qenë gati për momentin e tij.
Sfidanti.al