Kristian Karleti një vit më parë as nuk donte të dëgjonte të flitej për futbollin. Sulmuesi 20-vjeçar ndodhej në një ekip të një kategorie shumë të ulët dhe nuk shpresonte që një ditë të kishte sukses. Për një moment vendosi ta linte sportin, por fati është gjë e madhe. Marsin e kaluar, ndërsa luante për kategorinë më të ulët që organizon Federata në Itali (e 8-ta), ai njëkohësisht edhe punonte për të shtuar disi fitimet e veta. Ngjitja nisi dhe ishte shumë e shpejtë. Kaloi në Serinë D, dhe pastaj në Serinë B. Sot, ai është lojtar i Karpit, dhe lufton për t’u ngjitur në Serinë A.
Nuk mund të thuhet se Karleti ishte një lojtar “kot”. Ai kishte mesatare prej 20 golash në sezon kur ishte tek të rinjtë e Kremonezes, por në atë kohë fati i shkoi ters. Nuk gjeti mundësi të huazohej diku, luajti me ekipin amator të Arietes, në kategorinë e tretë rajonale në Lombardi, ku shënoi 18 gola në 27 ndeshje. E mori Pergoleteze në Serinë D, ku u stërvit, por nuk mundi të luante deri në verë. Sapo nisi sezoni, Karleti u bë titullar dhe shënoi 7 gola në fazën e parë, duke tërhequr vëmendjen e Karpit.