Diego Kosta është ideja më e fundit e hedhur nga Napoli për projektin e sezonit të ardhshëm. Klubi italian e ka konfirmuar praninë e Milik, megjithatë kjo nuk e pengon atë që të nisë kërkimet për një sulmues të një niveli të lartë ndërkombëtar.
Në fakt braziliani nuk është më në planet e Diego Pablo Simeones dhe drejtuesit e Napolit po shohin mundësinë për të parë nëse tratativat për të mund të nisin apo jo. Negociatat për sjelljen e Diego Kostës në San Paolo nuk do të jenë aspak të lehtë, por sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, futbollistit i pëlqen ideja për të kaluar te Napoli që do ta kërkojë në formën e huazimi me të drejtë blerje.
Por Napoli ka hedhur sytë edhe nga Serie A dhe alternativat nuk mungojnë. Opsioni Imobile me kalimin e javëve është venitur, por tani është ringjallur interesi për Duvan Zapatën i cili është protagonist i një sezoni fantastik te Atalanta. Për kolumbianin në të vërtetë do të ishte një rikthim te Napoli dhe raporti i tij me ambientet e klubit të kaltër ka mbetur shumë i mirë.
sfidanti.al