Përgjigja ishte sërish ajo e duhura. Napoli u tregua edhe një herë në lartësinë e detyrës, duke mos mbetur prapa Juventusit, më shumë sesa 8 pikët e normalitetit aktual. Suksesi 4-0 ndaj Frozinones ishte një dëshmi e forcës dhe përvojës së skuadrës së Karlo Ançelotit, që po drejton me zgjuarsi skuadrën shumë të mirë që i la në dorë Mauricio Sarri.
Për tifozët shqiptar, më shumë rëndësi sesa fitorja napolitane ka fakti se mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj, këtë herë u preferua si titullar, dhe e luajti deri në fund sfidën e Serisë A. Zielinski në minutën e 7-të, Unas në të 40-ën, dhe pastaj dy herë Milik pas pushimit, ishin autorët e golave, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga vendasit në stadiumin “San Paolo”.
Ançeloti u kujdes që të bënte ndryshime në prag të duelit vendimtar në Champions në “Anfild” ndaj Liverpulit. Kjo ishte edhe arsyeja që Hysaj e pati më të lehtë të luante në formacion, ndërsa Meret, Gulam dhe Junes Gjithsesi, trajneri nuk e ka vendosur se kush do të luajë që nga minuta e parë në Angli, pra shqiptari mund ta ketë një tjetër shans.
Suksesi ndaj Frozinones bëri që Napoli të ngjitej në kuotën e 35 pikëve, ndaj 43 të Juventusit, ndërsa bëri një hap të rëndësishëm sepse u shkëput në 6 pikë nga Interi i vendit të tretë.
Sfidanti.al