Naingolan paguan për festimet; gjobë dhe ndoshta në stol ndaj Atalantës

Festimet e ekzagjeruar natën e ndërrimit të viteve do të kenë pasoja për Raxha Naingolan. Te Roma askush nuk i pëlqeu cmenduritë e mesfushorit belg videot e të cilave i publikoi edhe në Instagram për t’i hequr më pas menjëherë. Futbollistit dot’i duhet që të takohet me trajnerin di Françesko dhe drejtuesit e klubit verdhekuq, Baldisoni dhe Monçi me këta të fundit që nuk kanë ndërmend të stepen për të zbatuar rregulloren dhe të ndëshkojnë Naingolan.

Kështu sipas rregullores së brendshme të klubit, Naingolan do të gjobitet për sjelljen e tij, ndërkohë që në ndeshjen ndaj Atalantës ai pritet të jetë në stol, , pasi trajneri Di Françesko dëshiron t’u japë një sinjal të gjithë futbollistëve.  Një dënim që mund t’i sjellë përfitime trajnerit të Romës, duke qenë se Naingolan është i ngarkuar me kartona të verdhë dhe nëse ai nuk aktivizohet ndaj Atalantës, atëherë e ka të sigurt aktivizimin në ndeshjen pasardhëse, atë me Interin.

sfidanti.al