Asambleja e Lega Serie A aprovoi në mënyrë unanime, linjën e guidës për uljen e pagave të futbollistëve, trajnerëve dhe të federuar. Formula e përpiluar nga presidenti Dal Pino dhe De Siervo o bashkoi klubet me përjashtim të Juventusit që ka arritur një marrëveshje të brendshme. Është ky një nga momentet e rralla kur të gjithë klubet në Itali bien në një mendje sidomos kur bëhet fjalë për aspektin ekonomik.
Marrëveshja parashikon reduktimin e pagave bruto vjetore me 1/3 e tyre nëse kampionati nuk do të rifillojë dhe me 1/6 nëse sezoni do të mbyllet në muajt e ardhshëm. Sopas Lega Calcio pas kësaj, klubet do të qartësojnë akordin me anëtarët e tyre
Po kështu, Lega në përfundim të asamblesë së saj konfirmoi edhe vullnetin për të kompletuar këtë sezon pa rrezikuar dhe vetëm kur ta lejojnë kushtet shëndetësore dhe vendimet e qeverisë italiane.
Sfidanti.al