Futbollistet e Premier League: Duam të dimë kujt ia japim paratë

Futbollistët e Premier League janë gati të bëjnë sakrifica, por pretendojnë të kenë kontrollin e destinacionit final të parave të tyre. Sipas presidentit të Sindikatës së futbollistëve në Angli, është pikërisht kjo arsyeja që I shtyu ata të refuzpjnë propozimin e reduktimit të pagave me 30% nga 20 klubet e Premier League.

‘Nuk është se futbollistët nuk e kuptojnë sesa e rëndë është situata në këtë moment-tha presidenti i PFA, Gordon Taylor-nëse ata duhet të heqin dorë, duhet të dinë se si do të përdoren paratë e tyre dhe do të donin të bënin zgjedhjen e tyre për t’I dhënë. Shumë futbollistë të huaj duan të ndihmojnë vendet e tyre të origjinës, familjet e tyre ashtu sic ndodh edhe këtu. Ata duan të mund të vendosin se cili do të jetë destinacioni I fondeve dhe të mos imponohet nga lart’.

Sfidanti.al