Kush ka qenë 8 herë në avantazh dhe ka humbur pikët? Interi!

Janë shumë ndeshje për t’u quajtur rastësi, dhe duhet të ketë arsye për këtë. Antonio Konte mbledh statistikat e Interit të tij dhe i del një pikë kaq e dobët sa që e tmerron, skuadra nuk arrin të mbajë avantazhin kur shënon përpara rivalëve! Kjo ka ndodhur 8 herë këtë kampionat, me zikaltërit që ose janë përmbysur, edhe janë ndalur në barazim, dhe kjo përkthehet në 18 pikë të humbura. Nëse do të kishin qoftë edhe një pjesë të tyre, do të ishin shumë pranë vendit të parë, Juventusit.

“La Gazeta delo Sport” komenton se mungon përvoja e lojtarëve, por edhe është problem stoli, sepse rezervat nuk janë në lartësinë e detyrës, si futbollistët e formacionit. Kur këta lodhen apo mungojnë për arsye të tjera, Interi nuk xhiron dot në maksimum. Konte nuk dëshiron të bëjë shumë llogari e të mbajë kokën prapa, dhe kërkon reagim ndaj Veronës, një kundërshtari shumë më të fortë sesa Bolonja. “Më mirë që ndeshjet janë pranë e parë, – thotë ai, – sepse zemërimi dhe hidhërimi nuk kalojnë lehtë. Duhet të luftojmë goditje për goditje me veronezët që janë shumë të mirë”.

Sfidanti.al