Ish-pronari i Milanit Silvio Berluskoni zbuloi se përse ai nuk i ndjek më ndeshjet e ish-klubit të tij aq të dashur dikur, klub që, nën udhëheqjen e tij, ka shënuar sukseset më të mëdha në historinë e tij. Berluskoni, në shpesh raste, i ka kritikuar “kuqezinjtë”, mbasi ai e shiti këtë klub, ndërkohë që bëri të ditur se përse Milani e ka humbur interesin e tij.
“Nuk e ndjek më Milanin, sepse stili i lojës së tij të tanishme është kundër parimeve të mia futbollistike, mbi bazën e të cilëve unë u bëra presidenti më i suksesshëm në historinë e këtij klubi. Ata nuk e dëgjuan këshillën time”, thotë ish-pronari i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë.
Sfidanti.al