Fabio Kualjarela është si Gabriel Batistuta. Me golat që shënou në ndeshjen e së shtunës ndaj Udinezes, sulmuesi i Sampdorias barazoi rekordin fantastik të bomberit argjentinas të sezonit 1994-1995 kur shënoi 13 gola në 11 ndeshje radhazi me fanelën e Fiorentinës, një rekord ky që rezistonte prej 24 vitesh.
Kualjarela që në 31 janar do të festojë 36 vjetorin e tij të lindjes në këtë sezon ka arritur në kuotën e 16 golave në Serinë A dhe tashmë ka marrë edhe komplimentat nga rivalët e të njëjtit qytet. ‘Jemi krenarë që kemi një rival si ty-lexohet në profilin zyrtar të skuadrës së Xhenoas në Twitter
‘Është një emocion i madh për mua që të barazoj rekordin e Batistutës, është dicka drithëruese-komentoi Kualjarela mes lotësh-e festova golin vetëm për rekordin, Udinezen e kam respektuar gjithmonë. Edhe unë kam mbetur pa fjalë për atë që po më ndodh. Sekreti im? Sakrificat që kam bërë në të kaluarën më kanë shërbyer. Kombëtarja? Iu duhet dhënë besim të rinjve, por është trajneri që do të bëjë zgjedhjet e tij’.
Ndeshjen e radhës Sampdoria do ta luajë pikërisht ndaj Napolit me Kualjarelën që do të kërkojë të vendosë rekordin e ri në këtë pikë me 12 ndeshje radhazi që shënon gol.
sfidanti.al