Nëse ke ndërmend të shkarkosh një trajner, edhe mund ta bësh, sidomos nëse rroga e tij nuk është “stratosferike”. Si i bëhet, ndërkaq, që të ndërtosh një klub të rrënuar, dhe të mos zhytesh në borxhe? Kjo është dilema e drejtuesve të Milanit, ndërsa publikohen bilancet e sezonit të kaluar. Milani është me -146 milionë euro, pra kjo është sasia e deficitit, shumë më e lartë sesa ajo e parashikuar prej 90 milionë eurosh.
Dy janë arsyet për këtë “gropë”, rrogat e rritura së tepërmi në skuadër, dhe rënia e imazhit të Milanit në sytë e tifozëve ndërkombëtarë. Parashikimi është që do të duhet kohë për ta risjellë klubin aty ku ishte në vitet më të mira të Silvio Berluskonit. Pa financa të forta, pa tituj të fituar dhe Champions!
Sfidanti.al