Konte i lutet fatit për t’ia dalë edhe në ndeshjen e fundit në Serinë A

Do të luhet edhe një 90 minutësh dhe pastaj vjen një pushim relativisht i gjatë. Antonio Konte është si një gjeneral që u kërkon ushtarëve të tij sakfrificën finale përpara betejës së fundit, sepse më vonë do të shlodhen. Dueli është ndaj Xhenoas dhe trajneri i Interit ka të skualifikuar Brozoviçin e Lautaron, ndërsa Galiardini, Kandreva e Asamoah janë ende të dëmtuar dhe në dyshim. Me shumë gjasë, trajneri do të duhet të mbështetet tek 17-vjeçari Agume, ndërsa në krah të Romelu Lukakut në sulm mund të jetë Espozito në vend të Politanos. Dëmtimet e Sensit e Barelës kanë prishur punë, ashtu si edhe ai i Aleksis Sançezit, pasi zikaltërit nuk kanë mundësi për rotacion. Mjafton të kujtosh se Lukaku që nga ndeshja me Juventusin ka luajtur thuajse 100 për qind të kohës. Pushoi vetëm 4 minutat e fundit ndaj Breshës kur u zëvendësua, ndaj edhe tani po e ndjen lodhjen.

Sfidanti.al