Ikardi largohet deri në datën 30 qershor. Klubi ka nevojë për para për të rregulluar bilancin, por edhe duhet plotësuar kërkesa e trajnerit që nuk kërkon “përçarës” në ekip. Uanda thotë se “kemi 1 vit e gjysmë kontratë dhe Mauro dëshiron të mbetet tek Interi edhe sezonin tjetër”, por ikja duket punë e mbaruar. Milanezët nxitojnë për datën 30 qershor, pasi u duhen 40 milionë euro të tjera për të ekuilibruar ekonominë, në bazë të normave të Lojës së Ndershme Financiare të UEFA-s.
Plani i skicuar nga Marota është që sulmuesi duhet të transferohet vetëm jashtë Italisë, me Atletikon e Madridit si pretendenten kryesore për ta marrë. Shifra? Zyrtarisht thuhet 110 milionë euro, por zikaltërit do të kënaqeshin edhe me 70 milionë. Juventusi padyshim që e pëlqen sulmuesin, dhe mund të bënte një shkëmbim me Dibalën, edhe pse kjo nuk do të pritej mirë as nga tifozët. Gjithsesi, Antonio Konte dëshiron që gjithçka të jetë e zgjidhur derisa të bëhet grumbullimi në fillim të korrikut.
Sfidanti.al