Interi në prapaskenë është më i tërbuar se në skenë

Drejtuesit e Interit kanë nisur qysh tash planet për sezonin e ri, dhe ky është një stil tjeter për ta.

Interi nuk ka qenë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit. Por, gjatë verës nerazzurrët pritet të jenë shumë aktiv.

Sipas Calciomercato.com, Interi do të tentoj ta transferoj Marco Verrattin nga PSG. Për yllin italian Interi është i gatshëm t’i ofroj ekipit francez Banega ose Kondogbian plus para.

Por, Interi do të tentoj të transferoj edhe tjerë lojtarë. Në sulm Interi do të transferoj Federico Bernardeschi (Fioretnina) ose Domenico Berardi (Sassuolo),.

Kurse, Nerazzurrtë do të tentojnë ta përforcojnë edhe mbrojtën me këta lojtarë: Darmian (Manchester United) ose Šime Vrsaljko (Atletico Madrid) dhe Ricardo Rodriguez (Wolsfburg)