Nëse do të shikosh ndeshjet në përgjithësi në Serinë A dhe statistikat brenda tyre, dallon se kampionët në fuqi të Italisë janë një ekip që prodhojnë shumë futboll. Interi i trajnerit Simone Inzagi është një skuadër që pëlqen sulmin dhe kjo konfirmohet në 9 ndeshjet e fundit të kampionatit, sepse ka bërë 154 gjuajtje drejt portës së kundërshtarit, ndaj vetëm 100 të Juventusit. Gjithsesi, loja sulmuese, krijimtaria dhe frenezia e milanezëve nuk ka dhënë shumë rezultat kur vjen pun ate golat, ndërsa ata janë ndëshkuar sepse kanë pësuar. Në të kundërt, Juventusi i Alegrit është shumë më cinik, mendon më pak për argëtimin e tifozëve dhe për estetikën e futbollit, por raportin gola të shënuar/gola të pësuar e ka më të mirë. Kjo ka bërë që “Zonja e Vjetër” të rikuperojë plot 10 pikë në 9 ndeshje ndaj Interit.
Sfidanti.al