Inter, me emra kinezë; për të festuar vitin e ri të vendit aziatik

Interi do të zbresë në fushën e lojës ndaj Bolonjës në versionin kinez. Në fakt emrat e futbollistëve të kësaj skuadre do të jenë të shkruar në gjuhën kineze pasi klubi zikaltër do të kërkojë të festojë vitin e Ri të vendit aziatik, që do të jetë edhe Viti i Derrit duke nisur nga data 5 shkurt.

Kjo sipërmarrje e klubit milanez bëhet për herë të parë në kampionatin italian të futbollit, por që duket se nuk do të ndikojë shumë te spektatorët pasi ata nuk do ta kenë aspak të vështirë të njohin futbollistët që do të hedhë trajneri Luciano Spalletti në fushën e lojës.

Në sfidën me Bolonjën, interi do të kërkojë te harrojë eliminimin në çerekfinale të pësuar nga Lazio në Kupën e Italisë në mesjavë pas gjuajtjeve të 11 metërshave ku heroi i lacialëve u bë Strakosha që priti 2 penallti të futbollistëve të Interit.

sfidanti.al