Interi merr lajme të këqija nga Diego Godin. Mbrojtësi uruguajan që bëri debutimin e tij me fanelën zikaltër në sfidën me Paris Sën Zhermenin që milanezët e fituan pas penalltuve, ka pësuar një dëmtim muskular në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 20 ditë që do të thotë se me siguri nuk do të luajë në ndeshjen e parë të kampionatit italian që Interi do të luajë ndaj Leces
Interi e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksoi se gjendja e Godin do të vlerësohet më mirë javë pas jave.
Me fjalë të tjera, Antonio Konte që është në pritje të përforcimeve për repartin e sulmit, do të duhet të bëjë pa një prej shtyllave të mbrojtjes. Gjithsesi duket se italiani ka gjetur një zgjidhje për këtë problem. në fakt Konte përpara se Godin të bashkohej me skuadrën, vendosi D’Ambrozion në sistemin me 3 mbrojtës përkrah De Vraj dhe Shkrinir, por ai ka thënë gjithashtu në disa raste se do të besojë edhe te Bastoni.
sfidanti.al