Kampioni aktual i Italisë, Juventus, po punon seirozisht për përforcimin e ekipit gjatë sezonit të ardhshëm, ndërkohë që “operatiivi” kryesor i klubit, Bepe Marota, po arrin rezultatet e parë konkretë. Sipas medias italiane, Juvja ka rënë dakord për të gjithë kushtet e transferimit të futbollistit 22-vjeçar senegalez, Keita Balde Diao, që, sezonin e ardhshëm, do të vesh uniformën bardhezi. Tani për tani, problem është vetëm shuma prej 30 milionë eurosh që kërkon Lacio, me të cilën luan tani Diao, dhe që Juventusi synon që ta ulë.
Ky është një nga lajmet e mirë, të cilit i gëzohen tifozët e Juventusit, duke qenë se një lajm tjetër i mirë ka lidhje me një përforcim edhe më të mirë. Marota dhe bashkëpunëtorët e tij po shfrytëzojnë faktin se Dagllas Kosta nuk është i kënaqur nga trajtimi i Karlo Ançelotit te Bajerni i Mynihut dhe duket se ata nuk do t’i kursejnë paratë për angazhimin e tij në ekipin juventin. Në fakt, Juventusi ka marrëdhënie të mira me Bajernin dhe mes të dy klubeve, gjatë së kaluarës, në jo pak raste, janë shkëmbyer futbollistë.
Sfidanti.al