Çeshtja De Vraj, Tare: Dikush ka bere ‘loje te piset’.

Ditet e fundit De Vraj u kthye ne nje çeshtje ne Itali. Futbollisti i Lazios sezonin e ardhshem do te luaje me Interin me klubin zikalter qe e e ka depozituar kontraten e tij, nje levizje kjo e kryer perpara ndeshjeve te kesaj fundjave. Kjo mjaftoi qe te nisin polemikat rreth De Vraj qe do te luaje ndeshjen e fundit me fanelen e Lazios pikerisht kunder Interit. Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka reaguar ndaj kesaj situate duke thene se per De Vraj eshte bere nje ‘loje e piset’ duke thumbuar pikerisht Interin.

‘Dikush ka dashur te beje nje loje jo te paster duke depozituar kontraten e De Vraj per te turbulluar Lazion-tha Tare-por e mori pergjigjen mbreme ne darke. Ne do te vazhdojme te shohim punet tona, nuk kemi pasur kurre dyshime per rendimentin e De Vrajit. Ai deshiron te largohet ne menyren me te mire te mundshme’.

Nderkaq Lazio nuk arriti dot t’i jape goditjen perfundimtare Interit dhe ta lere ate jashte Liges se Kampioneve. Skuadra e Simone Inxagit nuk shkoi me shume se barazimi 2-2 me Krotonen dhe do te jete pikerisht sfida direkte me zikaltrit ajo qe do te percaktoje skuadren e katert qe do te luaje ne Ligen e Kampioneve sezonin e ardhshem

Sfidanti.al