Acarohet Spaleti, nuk ka më penallti për Edin Xhekon

Trajneri Spaleti të Romës i janë acaruar nervat dhe nuk ka ndërmend ta lejojë më sulmuesin Edin Xheko, që të godasë penalltitë. Deri më tani, boshnjaku ka dështuar dy herë të shënojë nga pika e bardhë, së fundi në ndeshjen kundër Krotones, që Roma e fitoi me rezultat 2:0, dhe kjo ka mjaftuar që trajneri Luçiano Spaleti të humbasë durimin.

Sipas “Sky Sport”, në vazhdim të edicionit, nëse në fushë nuk do të jetë kapiteni Françesko Toti, penalltitë do t’i ekzekutojë Diego Peroti, ndërsa nëse edhe ai mungon, kjo detyrë do t’I lihet Daniele De Rosit, pastaj Kevin Strotman etj.