A di Milani se çfarë mashtruesi ka pasur në krye gjatë një viti!

Milani prej pak më shumë se një viti ka qenë në pronësi të të ashtuquajturit biznesmen Jongkong Li. Në prill të vitit të kaluar, ky kinez ia bleu Milanin pronarit të tij të mëparshëm, Silvio Berluskoni, duke i paguar këtij të fundit 750 milionë euro. Por që në fillim pronësia e re e klubit “rosoner” kishte mjaft dyshime. Kinezi Li paratë që i dha Berluskonit, ia mori hua fondit investues amerikan “Eliot” që tani është bërë pronar i Milanit, pasi Liu gjatë kësaj vere nuk ishte në gjendje që të paguante këstin e radhës të borxhit. Tani, Liu ndodhet i përfshirë në probleme të mëdha, pasi atij iu mor pashaporta nga autoritetet kineze dhe ai nuk mund të largohet nga vendi.
Afaristi i lartpërmendur kinez thoshte se ai është pronar i një “perandorie” minierash, por disa gazetarë amerikanë zbuluan më vonë se minierat që ai i përmendte shpesh, nuk ishin të tijat dhe se ai, në përgjithësi, ishte “trok”!
Kështu që tani lind pyetja sesi ky kinez, sado i shkathët që është treguar, arriti që të blejë një klub gjigant si Milanit me paratë e të tjerëve? Duket se Liu është një lloj David Koperfildi në fushën e mashtrimit. Por, duket se tani atij i erdhi fundi dhe ai me siguri do të mbesë pa gjë, nëse ka ndonjë gjë dhe, ç’është më e keqja, mund të përfindojë edhe mbas hekurave të burgut!
Sfidanti.al