Sergio Ramos ishte në kundërkohë në ndërhyrjen e bërë ndaj Gabriel Jesus kur ky i fundit po i drejtohej portës së Thibaut Courtois duke i shkaktuar faull brazilianit. Arbitri Daniele Orsato nuk dyshoi dhe i tregoi menjëherë kartonin e kuq, pasi spanjolli pengoi një rast të pastër goli pasi ishte mbrojtësi i fundit.
Me këtë episod, andaluziani e pasuroi akoma më shumë kurrikulumin e tij të kartonave të kuq dhe bëhet lojtari që ka marrë më shumë kartona të tillë në Evropë. Me atë ndaj manchester City, ramos e coi në 4 numrin e kartonëve të kuq të marrë në Ligën e Kampioneve duke barazuar Zlatan Ibrahimovic dhe Edgar Davids.
Por jo vetëm kaq, Sergio Ramos bëhet futbollisti me më shumë kartona të kuq në historinë e realit të Madridit teksa arriti në kuotën e 26 kartonave të tillë, ndërkohë që rekordi i tij negativ zgjerohet edhe në përfaqësuesen spanjolle me të cilën ka marrë 20 kartona të kuq në 170 ndeshje të zhvilluara
sfidanti.al