Sancho, Borussia Dortmund po shqyrton afrimin falas

Pas dy sezoneve spektakolare te Borussia Dortmund, ku Jadon Sancho fitoi Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën, duke shënuar 20 gola dhe dhuruar po aq asiste në sezonin e parë dhe 16 gola me 20 asistime në sezonin pasues, kohët e lavdisë duket se janë larg. Transferimi i tij te Manchester United, që do të duhej të shënonte kulmin e karrierës së tij në Premier League dhe në Angli, u shndërrua në një rënie të thellë deri në humbje totale.

Sancho u përpoq të rikthente formën e tij te Borussia Dortmund gjatë një huazimi gjashtëmujor në 2024, por më pas u rikthye tek United dhe përsëri humbi ritmin mes Chelsea-t dhe Aston Villa-s këtë vit. Sipas Sky Sports DE, Borussia Dortmund po shqyrton mundësinë e një rikthimi të tretë të Sancho-s për verën e ardhshme. Bisedimet e brendshme në nivelet e larta të klubit janë tashmë në zhvillim, pasi sulmuesi anglez, i lindur në vitin 2000, do të lirohet nga kontrata me ‘Red Devils’ dhe huazimi i tij me Aston Villan skadon në fund të sezonit.

sfidanti.al