Sheffield Wednesday rrezikon 15 pikë penalizim

Sheffield Wednesday mund të fillojë sezonin 2026/27 të League One me një penalizim prej 15 pikësh. Kjo gjobë do të aplikohet nëse pronarët e rinj të klubit nuk i paguajnë 15 milionë paundë (€17,3 M) Dejphon Chansiri-t, si pjesë e procesit të blerjes së klubit.Sipas rregulloreve të English Football League (EFL), në shitjen e një klubi, të gjithë “kreditorët futbollistikë” duhet të paguhen plotësisht, ndërsa kreditorët e tjerë duhet të marrin të paktën 25% të shumës së detyruar. Në këtë rast, Chansiri, si kreditori më i madh individual i Sheffield Wednesday, duhet të marrë 17,3 milionë euro nga 69 milionë që i detyrohen, për të shmangur humbjen e 15 pikëve.

sfidanti.al