Sanchez, kur mallkimi të hyn në kokë

Renato Sanchez u transferua këtë verë në Itali nga Paris Saint-Germain ku nisi aventurën me Romën. Mirëpo, ashtu si përgjatë sezoneve të fundit, edhe në Serie A, portugezin e përndjekin problemet fizike me 26-vjeçarin që është aktivizuar në vetëm shtatë ndeshje me italianët  (në vetëm dy raste si titullar) që drejtohen nga Jose Mourinho. Në një intervistë të fundit, Sanchez e shpreh hapur trishtimin në lidhje me dëmtimet që nuk e lejojnë të shprehë potencialin në fushë duke theksuar se ndonjëherë mendon se i kanë bërë magji. “Nuk e di çfarë po më ndodh, ndoshta më ka mallkuar dikush”, u shpreh Sanchez.

sfidanti.al