Mohamed Salah nuk arriti të udhëheqë Liverpoolin drejt fitores ndaj Neëcastle në një ndeshje në të cilën ai konfirmoi statusin e tij si lider absolut i ‘Reds’. Egjiptiani, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025, shënoi dy gola dhe një asist kundër Magpies për të kaluar Ëayne Rooney në tabelën e lojtarëve që kanë kontribuar me gola dhe asistime në më shumë ndeshje, 37 të tilla, në historinë e Premier League.
Për më tepër, ish-lojtari i Romës dhe Fiorentinës është afër të thyejë një tjetër rekord, atë të të huajit më rezultativ në histori: janë 170 gola të shënuar deri më tani, 5 gola pas Thierry Henry dhe 14 nga Sergio Aguero, i cili kryeson këtë renditjen.
sfidanti.al