Barcelona, lideri aktual i La Ligës me katër pikë epërsi ndaj Real Madridit, po shijon një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit 2024-2025. Pavarësisht momentit të mrekullueshëm, drejtuesit e Blaugranas tashmë po shikojnë drejt së ardhmes dhe duket se janë gati të mbyllin blerjen e parë për verën e vitit 2025. Sipas medias spanjole Jijantes , Barça ka arritur marrëveshje me Jonathan Tah, qendërmbrojtësi i Bayer Leverkusen. Deco, drejtor sportiv i klubit katalanas, thuhet se shkoi në Leverkusen për të takuar lojtarin dhe agjentin e tij. Takimi i zhvilluar në një restorant të qytetit do të kishte pasur një rezultat pozitiv, ku të dyja palët ishin të kënaqura me marrëveshjen e arritur. Tah, 28 vjeç, ka qenë një shtyllë për Bayer që nga viti 2015 dhe ka kontribuar vendimtar në fitoren e tyre në Bundesligë sezonin e kaluar. Me 33 paraqitje për kombëtaren gjermane dhe një gol në 21 ndeshje këtë vit, mbrojtësi pritet të mbërrijë në Barcelonë si transferim i lirë. Për Barçën, e cila vazhdon të menaxhojë me kujdes vështirësitë ekonomike, ky është një operacion strategjik për të forcuar një skuadër tashmë konkurruese dhe për të garantuar qëndrueshmëri në mbrojtje.
sfidanti.al