Frika nga dhuna e huliganëve gjatë botërorit të vitit të ardhshëm u ka hyrë në palcë autoriteteve ruse. Kjo ka shtyrë ata të marrin masa sigurie për të patur më shumë në kontroll tifozerinë që do të vijë në vend për të ndjekur ndeshjet e këtij evenumenti. Një prej këtyre masave është krijimi i Pasaportës së Tifozëve ose Fan ID, dokument të cilin të gjithë do të jenë të detyruar ta mbajnë me vete.
Tifozët do të duhet ta tregojnë Fan ID së bashku me biletën e ndeshjes përpara se të hyjë në stadium Përve kësaj, tifozët mund të përfitojnë jo pak nëpërmjet Pasaportës së tifozëve pasi ajo u jep mundësinë e tyre për të udhëtuar falas në të gjithë qytetet ku do të zhvillohet Botërori
Mësohet se një mekanizëm i tillë është përdorur edhe në Kupën e Konfederatave, ndërkaq mësohet se deri tani janë bërë 80 mijë kërkesa për Fan ID
Sfidanti.al