Mircea Lucescu është emërua trajner i Rumanisë, duke pasuar Eduard Iordanescu, i cili vendosi të largohej në fund të kontratës së tij dhe pasi udhëhoqi ekipin e tij në fazën e 16-shes të Kampionatit Evropian në Gjermani. “Bëra gjithçka për të refuzuar ofertën, por nuk mund t’i them jo kombëtares, do të ndihesha si frikacak”, tha 79-vjeçari në një konferencë për shtyp të mbajtur në Bukuresht. Për të, një kontratë dyvjeçare, me misionin për të çuar rumunët në Botërorin 2026. Lucescu e ka drejtuar edhe më parë Rumaninë, nga viti 1981 deri në vitin 1986, dhe në nivel të kombëtareve ai gjithashtu ka drejtuar Turqinë midis 2017 dhe 2019. Për sa i përket karrierës së tij në klube, ka drejtuar Besiktas, Galatasaray, Brescia, Inter dhe Dynamo Kiev, duke fituar më shumë se 30 tituj.
sfidanti.al