Toni Kroos, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se ka mendime të ndryshme me Modric sa i takon periudhës se duhur për tërheqjen nga futbolli.
“Unë dhe Luka kemi mendime të ndryshme se si ta përfundoj karrierën time. Gjithmonë kam dashur të largohem në kulm, me trupin tim në gjendje të shkëlqyer. Ky është kusht sepse shpresoj të jetoj gjatë pas daljes në pension. Luka dëshiron të luajë deri në fund. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë. Përveç kësaj, Modric ka pranuar një rol të ri, në të cilin luan më pak. Kjo nuk do të ishte në vendimet e mia, por ai e sheh ndryshe, secili ka mënyrën e vet”, tha ai.
sfidanti.al