Arrestohen për vjedhje dy gjyqtarët që do të gjykonin sot në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, ishin në gjendje të dehur. Dyshja e gjyqtarëve, që ishin parashikuar të ishin në VAR në ndeshjen Dinamo Kiev-Rangers, Bartosz Frankovski dhe Tomasz Musial, u ndalën në gjendje të dehur nga një patrullë policie në Lublin të Polonisë. Ata kishin vjedhur dhe një tabelë rrugore. Sigurisht që emrat e tyre janë zëvendësuar përsa i përket sfidës në Champions. Problemet për dy gjyqtarët sapo kanë nisur, akuzohen për prishje të infrastrukturës rrugore, vodhën një tabelë me sinjalistikën përkatëse.
sfidanti.al