Rroca e Topalli ia marrin “valles shqiptare” në Superligën e Turqisë!

Sfida nuk nisi mirë, por kjo nuk prishi punë aspak. Dy shqiptarët, që ishin në fushë në përballjen e Superligës turke mes Fatih Karagymrykut dhe Istanbulsporit, u shtangën kur vendasit kaluan në avantazh. Gjithsesi, Edurt Rroca dhe Jetmir Topalli e morën veten shpejt dhe ishin ata që siguruan fitoren e ekipit të tyre. Në të vërtetë nuk qe aq e thjeshtë, dhe golat erdhën në pjesën e dytë. Ish-futbollisti i Kukësit dhe Luftëtarit, sot kapiten i ekipit turk, barazoi rezultatin në 69’. Rrjeta e mesfushorit nga Librazhdi ishte edhe sinjali i kthesës. Goli i fitores erdhi vetëm 5 minuta më pas dhe u shënua nga ylli i Kosovës, Jetmir Topalli. Qendërsulmuesi shtatlartë nga Kaçaniku përfundoi shkëlqyeshëm një kundërsulm të Istanbulsporit. “Punë e shqiptarëve”, titulloi klubi turk në faqen e tij zyrtare në Tuiter. Istanbulspori kryeson Superligën me 17 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa e festoi fitoren me një foto-kartolinë në dhomën e zhveshjes.

Sfidanti.al