Rregulli i ri i Champions, nga çerekfinalet mund të “vidhet” vendi i kundërshtarëve

Debutimi i formatit të ri të Champions League ishte një sukses për UEFA-n që pa të realizohej gjithçka që priste. Zgjerimi i kompeticionit në 36 skuadra dhe futja e fazës kampionat e ka bërë kompeticionin shumë më të paparashikueshëm, deri në ditën e fundit që mund të ndikonte në gjithë renditjen dhe rrjedhimisht edhe në kualifikimet për në të tetat. Në prag të sezonit të ri është futur një ndryshim i një rregulli që e favorizoi shumë PSG-në, fitues i kupës në finalen kundër Inter-it, të cilit iu shtuan disa kushte të koklavitura por që duhet të shmangin disa padrejtësi të vëna re në edicionin e parë.

Gjithçka rrotullohet rreth caktimit të fushave të ndeshjeve të fazës me eliminim direkt dhe, në veçanti, se cila skuadër mund të përfitojë nga kthimi në shtëpi. Nuk do të veprohet më me short, siç është bërë deri sezonin e kaluar, por e drejta do të caktohet në bazë të meritës dhe renditjes në fazën kampionat. E gjitha kjo dihej tashmë, por detaji që UEFA ka shtuar lidhet me mundësinë për të “vjedhur” këtë privilegj në rast eliminimi të një prej skuadrave që arrijnë ta fitojnë atë.

Çfarë ndryshon me rregullin e ri të Champions

Rregulli u fut në qershor dhe sjell ndryshime që favorizojnë të parat e renditura të fazës kampionat: kush do të përfundojë në katër vendet e para do të ketë garancinë të luajë në shtëpi ndeshjen e kthimit të të tetave dhe çerekfinaleve (nëse do të arrijnë deri aty), ndërsa e para dhe e dyta në renditje do të luajnë në shtëpi edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales. Është një ndryshim i madh krahasuar me sezonin e kaluar kur PSG përfitoi nga caktimi rastësor: parisienët u desh të kalonin playoff-et kundër Brest pasi përfunduan të 15-tët, por pastaj arritën në gjysmëfinale ku u përballën me Arsenal duke e eliminuar falë fitores në shtëpi. Shumë e quajtën skandal, sepse anglezët e kishin përfunduar fazën kampionat në vendin e tretë dhe sipas tifozëve duhej të kishin përfituar nga ai avantazh. Nga viti i ardhshëm shorti do të zhduket për t’i lënë vendin një sistemi meritokratik. Katër të parat do të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi në të tetat dhe çerekfinale, por skuadrat që i eliminojnë ato mund t’ua vjedhin këtë privilegj. Praktikisht kush do të përfundojë i 7-ti, 8-ti, 9-ti, 10-ti, 15-ti, 16-ti, 17-ti, 18-ti, 23-ti, 24-ti (dhe për rrjedhojë mund të përfundojë potencialisht në tabelë kundër një prej katër të parave) mund ta trashëgojë këtë të drejtë në rast kalimi të turit.

Ky detaj do t’u lejojë klubeve që përfundojnë më prapa në renditje të fitojnë gjithsesi një avantazh duke ia “vjedhur” kundërshtarit, duke e bërë fazën me eliminim direkt më të ashpër. Vetëm i pari, i dyti, i shtati, i teti, i nënti, i 10-ti, i 15-ti, i 16-ti, i 17-ti, i 18-ti, i 23-ti, i 24-ti do të mund të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi edhe në gjysmëfinale, një përzgjedhje e diktuar nga çiftimet e parashikuara nga tabela. Ndryshimi i rregullores do të zbatohet jo vetëm në Champions League, por edhe në Europa League, Conference League dhe gjithashtu në Women’s Champions League.

 

sfidanti.al