Diogo Jota, dy dëshmitarë rrëzojnë versionin e policisë:

Aksidenti i tmerrshëm rrugor ku humbën jetën Diogo Jota dhe vëllai i tij André Silva është shkaktuar nga shpejtësia e tepërt me të cilën udhëtonte Lamborghini i tyre dhe nga shpërthimi i një gomë. Ky ishte verdikti i parë i ekspertizës së Guardia Civil, i bazuar edhe në hetimet e policisë shkencore, por që hidhet poshtë në mënyrë kategorike nga dy dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje. I pari është pikërisht shoferi i kamionit që ka regjistruar videon, që më pas qarkulloi në rrjetet sociale, me makinën e dy futbollistëve në flakë buzë rrugës.

Dëshmitari i aksidentit mohon rindërtimin e ngjarjes

José Azevedo ka vendosur të dalë hapur dhe e ka bërë këtë përmes një videoje të ngarkuar në rrjetet sociale. Shoferi i kamionit që udhëtonte në A-52, pranë Palacios de Sanabria, ka dashur para së gjithash të përgënjeshtrojë të gjithë ata që e akuzuan se kishte preferuar të regjistronte një video në vend që të provonte të ndihmonte viktimat e aksidentit.

Ai shpjegoi se çfarë ndodhi: “Unë isha ai që filmoja. I kam provat. U ndala, mora fikësen dhe u përpoqa të ndihmoja. Për shkak të përplasjes, për shkak të aksidentit, nuk kishte absolutisht asgjë për të bërë. Asgjë.” Por pjesa më e rëndësishme është ajo që ka të bëjë me shpejtësinë e Lamborghini Huracan të marrë me qira me të cilën udhëtonin Diogo Jota dhe Andre Silva: “E kam ndërgjegjen e pastër. E di çfarë pashë. Kaluan pranë meje të qetë, pa asnjë tepri shpejtësie. Pa asnjë tepri shpejtësie. Isha vetë unë që i çova videon CMTV-së sepse fillova të dëgjoja gjëra absurde.”

Sipas kamionistit Jota e Silva nuk ecin me shpejtësi

Azevedo vetëm mëngjesin pasardhës mësoi se kush ishte brenda makinës. Fjalët e tij janë drejtuar edhe familjarëve të viktimave: “Ju jap fjalën time: nuk po ecnin me shpejtësi. Po ecnin shumë të qetë, sepse unë e bëj atë rrugë çdo ditë, nga e hëna në të shtunë. E di si është ajo rrugë, është një rrugë që nuk vlen një grosh. Është një rrugë e errët dhe arrita të shihja markën e makinës, ngjyrën e makinës, gjithçka qartë. Pak më përpara, fatkeqësisht, ndodhi ajo që ndodhi”.

Versioni i dëshmitarit të dytë

Një version i konfirmuar nga fjalët e një tjetër kamionisti, pra José Aleixo Duarte, i cili ka deklaruar për CM, shtypin portugez, se kishte qenë dëshmitar dhe se kishte filmuar aksidentin. Edhe ky i fundit ka provuar të fikte flakët, duke kuptuar me keqardhje se nuk kishte më asnjë mundësi për të shpëtuar dy personat brenda. Me pak fjalë, ajo rrugë konsiderohet paksa e mallkuar dhe shumë e rrezikshme. Shikueshmëri e dobët dhe gropat kanë qenë shkak për shumë aksidente gjatë viteve të fundit.

Sfidanti.al