E pabesueshme Hugh Grant fle në Wimbledon

Sfida mes italianit Flavio Cobolli dhe serbit Novak Djokovic nuk e ka apasionuar Hugh Grant, i pranishëm në Qendroren në Wimbledon. Aktori, i ulur në tribunë, është kapur duke fjetur në tribunë nga kamerat, ndërkohë që ishte në zhvillim tie-break vendimtar për setin e parë. Rrjetet sociale u ndezën dhe as syzet e errëta nuk arritën ta maskonin gjumin e vogël ku protagonist ishte 64-vjeçari londinez. Wimbledon ka qenë gjithmonë një takim i papërshkrueshëm për yjet e Hollywood. Edhe ndeshja mes Flavio Cobolli dhe Novak Djokovic u zhvillua përpara një publiku të jashtëzakonshëm. Gjithësesi, jo të gjithë aq të magjepsur pas lojës. Në tie-break-un e setit të parë vëmendja u zhvendos nga fusha tek tribunat: regjia fokusoi Hugh Grant, një nga fytyrat më të njohura të kinemasë britanike. Deri këtu asgjë e çuditshme, por aktori nuk ishte veçanërisht i përfshirë, përkundrazi po flinte. Nuk mjaftuan syzet e errëta për ta fshehur dhe fansat u ekzaltuan menjëherë në rrjetet sociale.

sfidanti.al