Legjenda e futbollit, Ronaldo ka folur së fundmi për finalen e Champions League Inter-PSG. Ronaldo, i cili kishte kaluar disa nga vitet më të rëndësishme të karrierës së tij tek Zikaltërit, thotë se zemra e tij rrah fort për Interin. “Zemra ime rreh fort për Interin. Do të ishte diçka e mrekullueshme nëse Interi fiton Champions League. Do të gëzohesha shumë për këtë klub dhe për tifozët e tyre fantastikë”, ka thënë Ronado. Braziliani, i cili kishte veshur fanellën e internistëve mes viteve 1997-2002, ka mbetur një figurë ikonike në “Guisseppe Meaza”, edhe pse karriera e tij në Itali u shoqërua me lëndime të shumta.
sfidanti.al