Al Nassr mposhti Al Wehda në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Ligës Saudite. Miqtë fituan me rezultatin 3-1, dhe padyshim protagonist në këtë ndeshje ishte edhe sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo. Kështu CR7 shënon golin e 13-të në kompeticion, duke përforcuar kështu statusin e tij si golashënuesi më i mirë. Pas këij triumfi, Al Nasr pozicionohet në vendin e 2-të me 31 pikë dhe vazhdon në ndjekjen e liderit Al Hilal.
sfidanti.al