Drejtuesit e klubit italian të futbollit Roma mund të shkarkojnë një tjetër trajner, të dytin brenda pak javësh. Së fundmi, Roma ka shkarkuar nga posti i trajnerit legjendën e saj Daniele de Rossi, i cili u pasua nga Ivan Juriç, dhe sipas raportimeve të Corriere dello Sport, kroati është gjithashtu pranë shkarkimit. Juriç drejtoi Romën vetëm për katër ndeshje, duke shënuar dy fitore, një barazim dhe një humbje, që erdhi në ndeshjen e Ligës Evropiane, por ai ende kërcënohet me shkarkim për shkak se drejtuesit e klubit ndryshuan mendje.
Nëse ai nuk fiton ndaj Monzas, nuk përjashtohet kthimi i Daniele De Rossi, i cili u shkarkua për t’i hapur rrugë Juriçit’, shkruan Corriere dhe njofton se kroati do të shkarkohet nëse Roma nuk feston fitoren. Problemi më i madh në periudhën e shkurtër të Juriçit në pankinën e Romës është stili i lojës, i cili nuk u pëlqen drejtuesve të klubit, për këtë arsye planifikojnë të ftojnë sërish De Rossin për të marrë skuadrën.
sfidanti.al