Roma nuk ka ndër mend të rinovojë kontratën e Lorenzo Pellegrinit, e cila skadon në qershor 2026, duke i hapur kështu derën e largimit kapitenit.
Pellegrini, i cili nuk është stërvitur me skuadrën gjatë gjithë fazës përgatitore për shkak të një operacioni në hundë që kreu në korrik, nuk bën pjesë në planet e klubit verdhekuq.
“Kur mbërrita, ishte i dëmtuar dhe nuk ka mundur të stërvitet me ekipin. Ajo që pashë është një situatë jo shumë e qartë; është e dukshme që klubi nuk ka ndërmend t’i rinovojë kontratën dhe është e qartë që ai duhet të luajë për të synuar kombëtaren dhe objektivat e tij”, tha trajneri Gian Piero Gasperini këtë të premte në konferencë për shtyp.
Ai shtoi: “Këtë situatë e kam trashëguar, nuk dua të krijoj polemika dhe ata do ta zgjidhin mes tyre. Mua më duket se, nëse gjendet një zgjidhje e përshtatshme, si ai ashtu edhe klubi do të jenë të kënaqur, por nuk është e lehtë të gjendet një e tillë.”
Që në fillim të gushtit, Gasperini i hoqi Pellegrinit shiritin e kapitenit duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes: kapiteni do të jetë lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e Romës. Kështu, Pellegrini, që mbante shiritin që nga viti 2021, humbi vendin ndaj El Shaaraëy-t ose Cristante-s.