‘Nuk ka epitete të përshtatshme për të treguar të gjithë vlerësimin tonë për punën që po bën personeli mjekësor në Itali dhe botë-deklaroi presidenti I Romës, James Pallotta, I cili vendosi të hyjë konkretisht në veprim për të qenë sa më pranë punonjësve të shëndetësisë që po luftojnë me emergjencën coronavirus
Klubi verdhekuq, nëpërmjer fondacionit ‘Roma Cares’ vendosi që ndeshjen e parë në Olimpico me praninë e tifozëve, t’ua dedikojë mjekëve dhe infermierëve për të cilët Roma do të vërë në dispozicion deri në 5000 bileta. Por jo vetëm kaq, klubi roman një pjesë të të ardhurave nga stadiui do ta kalojë për llogari të spitalit Spallanzani, ndërkohë që do të studiohen tarifa (ulje cmimesh) për punonjësit sanitarë për sezonin e ardhshëm.
Përvec kësaj, presidenti verdhekuq dhuroi edhe 25 mijë /Euro të tjerë për këtë fushatë të Romës, shifër që I shtohen asaj prej 50 mijë Eurosh për nisjen e nismës. ‘Treguam të gjithë mirënjohjen tonë të mundshme për punonjësit e shëndetësisë në median tonë digitale. Tani duam të bëjmë të njëjtën gjë personalisht, në Olimpico-tha Presidenti James Pallotta.
Sfidanti.al