Roma, emergjencë në mbrojtje: Smalling frenohet sërish, Mancini KO

Roma dhe trajneri Fonseca humbasin sërish shërbimin e Chris Smalling. Ish futbollisti i Manchester United po përballet me një problem në gjurin e majtë dhe do të mungojë në ndeshjen e së enjtes në Europa League në fushën e Cluj. Për verdhekuqtë mund të thuhet se është në gjendje emergjence  në repartin e mbrojtjes duke qenë se është ndalur edhe Mancini, viktimë e një problemi në aduktor, por pa pasur dëmtime.

Mancini nuk do të luajë ndaj Cluj, por është në dyshim edhe për ndeshjen e së dielës në kampionat kundër Napolit. për t’u vlerësuar është edhe gjendja fizike e Ibanez pas një problemi të shfaqur në ndeshjen ndaj Parmës. Me Fazion dhe Kumbullën që ‘i ka mbërthyer’ Covid, në dispozicion të Fonsecas i vetmi qendërmbrojtës për sfidën me Cluj është Juan Jesus, ndërkohë që lajmi i mirë vjen nga Dzeko që është bashkuar me grupin.

Sfidanti.al